Neshiq: Marrëveshja Kosovë-Serbi do të relaksonte marrëdhëniet në gjithë rajonin ballkanik

Ministri i Sigurisë i Bosnjë Hercegovinës, Nenad Neshiq, deklaron se arritja e shpejtë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë do të relaksonte marrëdhëniet e të gjithë rajonit ballkanik.

Gjatë vizitës në Shkup, ia tha se shpreson që Kosova dhe Serbia do të gjejnë zgjidhje të përshtatshme të kontestit për të dy vendet, ndërsa nënshkrimi i marrëveshjes do të krijonte më shumë siguri në rajon dhe unifikim të shpejtë në Bashkimin evropian.

“Ne na duhet paqe, paqja nuk ka alternativë, neve na duhet të gjithëve të jemi në Bashkimin Evropian dhe të kemi kontakt me të gjitha vendet e rajonit, të shohim përkushtim drejt Bashkimit Evropian. Por që të shoqërohemi në Bashkimin Evropian, ne duhet të kemi siguri, stabilitet. Po e them edhe një herë, paqja nuk ka alternativë”, tha Nenad Neshiq, ministër i Punëve të Brendshme të BeH.

Back to top button