Shtohen nënoficerët në FSK

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se krahas Kursit për Sniper, në KDS është përmbyllur me sukses të lartë edhe certifikimi i një gjenerate të re me realizimin e Kursit e Avancuar të Liderit.

Me këtë rast, Mehaj ka treguar se shtohet numri i nënoficerëve-liderë të certifikuar të togjeve.

”Shtohen nënoficerët-liderë të certifikuar të togjeve në radhët tona! Krahas Kursit për Sniper, në KDS është përmbyllur me sukses të lartë edhe certifikimi i një gjenerate të re me realizimin e Kursit e Avancuar të Liderit.
Ky kurs realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të Ushtrisë Amerikane dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të nënoficerëve për Udhëheqës togu dhe Rreshter togu”, ka shkruar Mehaj në Facebook./21Media

Back to top button