Netanyahu pas sulmit në Jerusalem: Përgjigja jonë do të jetë e fortë

Një sulm në një sinagogë në Jerusalem ndodhi të premten në mbrëmje. Nga ky sulm shtatë persona u vranë dhe të paktën dhjetë u plagosën, raportuan mediat izraelite.
Përgjigja e Izraelit ndaj sulmit palestinez në periferi të Jerusalemit do të jetë e fortë, e shpejtë dhe e saktë, ka thënë kryeministri Benjamin Netanyahu.

“Kushdo që tenton të na lëndojë, ne do ta lëndojmë atë dhe këdo që i ndihmon”, është mesazhi i kryeministrit izraelit.
Back to top button