Netflix ndaloi shërbimin në Rusi
Në fillim të kësaj jave, Netflix ndaloi përkohësisht të gjitha projektet dhe blerjet e ardhshme në Rusi shkak ndikimin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Ndërsa tani Netflix ndaloi shërbimin e tij në Rusi. “Duke pasur parasysh rrethanat në terren, ne kemi vendosur të pezullojmë shërbimin tonë në Rusi”, tha zëdhënësi i Netflix.
Netflix kishte thënë më herët se nuk kishte plane për të shtuar kanale shtetërore në shërbimin e tij rus, pavarësisht një rregulloreje që do t’i kërkonte asaj të shpërndante kanale të mbështetura nga shteti./21Media