SHBA: Anëtarët e NATO-s mund të dërgojnë avionë luftarakë në Ukrainë

Në intervistën e tij sot për CBS, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken njoftoi se Shtetet e Bashkuara iu kanë dhënë dritën jeshile anëtarëve të NATO-s që të dërgojnë avionë luftarakë në Ukrainë.
I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara do të lejojnë Poloninë, për shembull – anëtarët e NATO-s – të dërgojnë avionë luftarakë në Ukrainë, Blinken u përgjigj se Shtetet e Bashkuara tashmë e kishin miratuar atë.
“Po,kjo ka marr dritën jeshile. Ne në fakt po flasim me miqtë tanë polakë tani për mënyrën se si mund t’i plotësojmë nevojat e tyre nëse ata vërtet vendosin t’u dërgojnë avionë luftarakë ukrainasve,” tha Sekretari i Shtetit i SHBA, Anthony Blinken./21Media

Back to top button