Netflix së shpejti me studio të videolojërave
Netflix po ngre studion e vet të videolojërave, ndërsa intensifikon përpjekjet për t’u vendosur në industrinë e lojërave.
Me qendër në Helsinki, Finlandë, qendra do të drejtohet nga ish-ekzekutivi i Zynga dhe Electronic Arts, Marko Lastikka.
Netflix ka blerë më parë kompani të vogla lojrash. Por, gjigandi i transmetimit tani po shkon më tej dhe po krijon studio nga e para.
Lastikka është një figurë e njohur në lojëra, pasi ka bashkëthemeluar studion Zyng, gjithashtu në Helsinki.
Në prill, Netflix njoftoi për një humbje prej 200 mijë abonentësh.
Netflix më pas humbi afër një milion abonentë midis prillit dhe korrikut 2022, numri më i madh në historinë e tij./21Media