Kaloni te përmbajtja kryesore

SHBA nuk e njeh aneksimin e territoreve nga Rusia në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha sot se SHBA dhe aleatët e saj nuk do ta njohin kurrë aneksimin e territorit të Rusisë në Ukrainë.
“Ne dhe shumë vende të tjera e kemi bërë të qartë. Ne nuk do ta njohim, nuk do ta njohim kurrë aneksimin rus të territorit ukrainas”, tha Blinken në konferencën për shtyp.
Separatistët pro-ruse në Ukrainë shpallën rezultatet e para të referendumit për aneksimin e republikave Donetsk dhe Lugansk, si dhe rajonet Zaporozhzhia dhe Kherson në Rusi, sipas të cilit shumica votoi “pro”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button