​Newcastle e shkatërron Tottenhamin

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante e Premier Ligës angleze mes Newcastle United dhe Tottenhamit, ku ky i fundit është mposhtur me rezultat të thellë.

Pas më shumë se 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “St. James Park”, Newcastle e ka shkatërruar Tottenhamin duke e mposhtur 4:0.

Golat për vendasit i shënuan Alexander Isak (minuta e 30’ dhe minuta e 51’), Anthony Gordon (minuta e 32’) dhe Fabian Schar (minuta e 87’).

Me pikët e reja, Newcastle ngjitet në kuotën e 50 pikëve në vendin e gjashtë, 10 sosh më pak se Tottenhami që zë vendin e pestë me 60 pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 4:0 në favor të Newcastle.

Back to top button