Policia arreston në Bërnjak Sreçko Sofronijeviq

Policia e Kosovës këtë të shtunë ka arrestuar serbin, Sreçko Sofronijeviq.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.

Arrestimi i tij është bërë në Bërnjak, dhe të njëjtit i është caktuar masë ndalimi prej 48 orësh.

Sofronijeviq ishte në kërkim nga autoritetet e Kosovës, si pjesëmarrës në përplasjet e serbëve kundër aksionit të Policisë së Kosovës në parandalimin e mallrave kontrabandë./21Media

Back to top button