Newcastle United me ofertë konkrete për yllin e Interit
Newcastle ka prezantuaer një ofertë konkrete për mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovic, raporton “Calciomercato”.
Siç qëndron situata tani për tani, 29-vjeçari do të jetë i lirë të negociojë një marrëveshje parakontraktuale me “Magpies” në janar.
Megjithatë, Interi është i vendosur të lidh Brozovicin me kushte të reja dhe është gati të rrisë pagën e tij vjetore në 7 milionë euro.
Palët janë duke negociuar për vazhdimin e kontratës.