Nexhmi Rudari rezulton pozitiv me COVID-19

 

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunë së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Pas dyshimeve dhe qëndrimit disa ditorë në vetizolim jam testuar për COVID-19. Nga IKSHKP, sot më është konfirmuar se kam rezultuar pozitiv. Me shëndet jam shumë mirë dhe nuk kam asnjë lloj shqetësimi shëndetësor. Ditët në vijim, sipas rekomandimeve do t’i kaloj në izolim dhe gjithë procesin e punës, ashtu si këto ditë, së bashku me bashkëpunëtorë do ta mbikqyrë dhe do ta organizoj nga shtëpia. Ju ftoj të gjithëve që tu përmbaheni rregullave të IKSHPK-së, virusi është real dhe serioz, mos ta lejojmë që të bëhet shkatërrues i jetës tonë dhe familjareve tona”, ka shkruar Rudari në Facebook.

Të dashur familjarë dhe miq,
Të nderuar qytetarë

Pas dyshimeve dhe qëndrimit disa ditorë në vetizolim jam testuar për…

Posted by Nexhmi Rudari on Wednesday, 12 August 2020

 

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 205 raste të reja me koronavirus dhe 11 raste të vdekjeve në vendin tonë./21Media

Back to top button