Neymar mesazh tifozëve të PSG-së: Do të lodheni shumë

Paris-Saint-Germain tashmë është shpallur kampion i ri i Ligue-1 në Francë dhe festa vazhdon në kryeqytetin francez.
Mbappe vazhdon të lidhet fuqishëm me një kalim te Real Madridit dhe këtë nuk e ka mohuar së fundi as lojtari e as drejtori sportiv Leonardo, por pak më ndryshe është situata më brazilianin Neymar.
Në fakt për shërbimet e tij nuk është se ka pasur interesim konkret nga ndonjë prej klubeve të mëdha evropiane, përveç spekulimeve për një rikthim eventual te Barcelona.
Një mesazh i lëshuar së fundi nga lojtari lë të kuptohet se ai nuk do të largohet nga kampioni francez në afatin kalimtar veror. Duke folur për fishkëllimat e tifozëve, Neymar ka thënë se ata duhet ta durojnë edhe për tre vitet e ardhshme, aq sa është kohëzgjatja e kontratës së tij.
“Fishkëllimat nga tifozët e PSG-së? Do lodhen duke fishkëllyer sepse më kanë mbetur edhe tre vjet në kontratën time këtu”, tha ai./21Media

Back to top button