Neymar refuzon të largohet nga PSG deri sa ta fitojë Ligën e Kampionëve

Neymar mbetet i vendosur për ta fituar Ligën e Kampionëve në PSG dhe nuk ka në mend të kërkojë të largohet nga skuadra deri sa ta arrijë objektivin.
Goal ka mëusuar se ekipi francez që bëri blerjen më të shtrenjtë kur e rrëmbyen atë nga Barcelona për 263 milionë dollarë në vitin 2017, janë gati t’i presin ofertat për super yllin botërorë.
Megjithatë, ata e kanë lidhur atë për një kontratë deri në vitin 2025 dhe 30 vjeçari qëndron i vendosur derisa t’ia japë vulën qëndrimit të tij në ekip.
“Neymar e ka ëndërr të bëhet kampion i Ligës së Kampionëve me PSG-në. Pavarësisht thashethemeve për një largim, ai është i motivuar dhe nuk do të ndalet derisa ta arrijë atë”, ka thënë Wagner Ribeiro./21Media

Back to top button