Osmani falënderon kancelarin e Austrisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar kancelarin austriak, Karl Nehammer për punën e tij dhe mbështetjen e qartë të Austrisë pro liberalizimit të vizave për Kosovën dhe për integrimin sa më të shpejtë të rajonit tonë ne BE.
“Së bashku, do të rrisim përkrahjen përbrenda Bashkimit Evropian, në mënyrë që qytetarët e Kosovës më në fund të lëvizin të lirë”, ka shkruar e para e vendit përmes një postimi në “Facebook”.
Sot Osmani ka marrë pjesë në samitin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor./21Media

Back to top button