Neymar: Unë dhe Messi përjetuam ferrin

Sipas yllit brazilian të futbollit Neymar, ai dhe ish-shoku i skuadrës Lionel Messi përjetuan ferrin së bashku në Paris Saint-Germain.

Kështu dhe ish-lojtari i Barcelonës kur u pyet për fitoren e Messit në Kupën e Botës me Argjentinën vitin e kaluar, 31-vjeçari tha në një intervistë për portalin brazilian “Globoesporte” se ishte i lumtur për lojtarin më të mirë në botë dhe i trishtuar në të njëjtën kohë.

“Ai shkoi në parajsë me kombëtaren e Argjentinës dhe ka fituar gjithçka në vitet e fundit. Por, ai kaloi nëpër ferr me Parisin”, tha Neymar.

“Ne kemi kaluar nëpër ferr, ai dhe unë.”, shtoi braziliani.

Neymar nuk hyri në detaje, por tha se Messi ishte kritikuar padrejtësisht në Paris dhe se nuk e meritonte mënyrën se si u largua nga atje.

Back to top button