Nga java e ardhshme fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë

Nga java e ardhshme fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media.
MSH dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.
Vaksinimi kundër gripit sezonal mund të bëhet çdo ditë pune në Njësitë e vaksinimit të kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë.
Për portalin rtv21.tv javë më parë Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se vaksinat  janë blerë përmes Agjencisë për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF).
Vaksina kundër gripit sezonal i mbron njerëzit për një sezon sepse është kombinim i disa viruseve që janë në qarkullim./21Media

 

 

Back to top button