Nga java e ardhshme targat ilegale kthehen në RKS

Regjistrimi i automjeteve zgjatë deri me 30 shtator
Nga e hëna fillon zbatimi i vendimit për regjistrim me targa RKS të mjeteve që posedojnë targa ilegale, të lëshuara nga Serbia. Në disa komuna janë shpërndarë broshura për format e regjistrimit të automjeteve. Pronarëve të veturave me këto targa u është mundësuar që kthimin në RKS ta bëjnë në periudhën 1 gusht deri me 30 shtator të këtij viti. Në këtë temë kolegu, Bahtir Cakolli, ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me Ardita Ademin udhëheqëse e Qendrës për regjistrim Civil në Mitrovicën e Veriut./21Media

Back to top button