Vjosa Osmani takoi presidentin austriak, Alexander Van der Bellen

 
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit austriak, Alexander Van der Bellen, nisi sot vizitën zyrtare në Austri.
Ajo është pritur me nderime të larta nga homologu i saj austriak në Vjenë.
Van der Bellen ka publikuar pamje në Twitter, nga pritja që i është bërë Osmanit, duke konfirmuar edhe një herë mbështetjen për Kosovën.
“Mirësevini në Vjenë, presidente Vjosa Osmani. Vizita juaj nënvizon marrëdhëniet e mira midis dy vendeve tona. Dhe nuk dyshoj që marrëdhëniet tona do të bëhen edhe më të afërta ndërsa Kosova po përparon në rrugën e saj evropiane”, ka shkrur Van der Bellen.


 


Përveç homologut austriak, Osmani do të takohet edhe me kancelarin Sebastian Kurz, sikurse edhe me ministren për veprime klimatike, mjedis, energji, mobilitet, inovacion dhe teknologji Leonore Gewessler, me të cilët përveç diskutimit të aspekteve politike, do të shqyrtohet edhe mundësia e bashkëpunimit në projekte konkrete ndërshtetërore./21Media
 

Back to top button