“Nga kuponat fiskalë janë rimbursuar 24 milionë e 299 mijë euro”

U prezantua raporti përmbyllës i punës janar-qershor 2017

Drejtori Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri në një konferencë për media tha se në raportin përmbyllës të punës janar-qershor 2017, s’ka të arritura të kënaqshme në pasqyrat financiare.

Ai tha se raporti i Auditorit për 2016 është raport i pa modifikuar dhe është raport prej më të mirëve për 2016 në ATK.

Sipas tij të hyrat në janar – qershor është një trend i mirë me të hyra prej 192 milionë e 907 mijë e 880 euro ose 15 milionë e 588 mijë e 347 euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2016.

Sipas Imerit është një trend më të hyra prej 8.79 përqind më shumë të hyra të inkasuar në këtë vit sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2016. Gjatë kësaj periudhe janë fiskalizuar 1 mijë e 18 biznese ose 1 mijë 803 pajisje fiskale.

“Kemi pasur një partneritet të mirë dhe interesant me qytetarët për rimbursim me pliko për rimbursim fiskal(kuponë). Kemi pranuar 1 milion e 531 mijë e 872 pliko për dy vjet dhe kanë përfunduar në xhepat  qytetarëve 24 milionë e 299 mijë euro që ka qenë një projekt mjaft profitabil për qytetarët”, tha Imeri.

Back to top button