Kaloni te përmbajtja kryesore

Nga ky muaj pagat për sektorin publik dalin me rritje

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar mbrëmë në lexim të dytë Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2023, që i hap rrugë ekzekutimit të pagave në sektorin publik me koeficientin në vlerë prej 105 eurosh.
Ligji kaloi me 63 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim. Ndërsa miratimi i tij mundëson që pagat në sektorin publik për muajin shkurt 2023 e tutje të dalin sipas koeficientit të ri.
Debati në Kuvend gjatë ditës së djeshme për koeficientin u përcoll me përplasje të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button