Ngjarjet e datës 10 shkurt 2023

09:00
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, organizojnë tryezën e Tretë të Sportit, që ka për qëllim koordinimin dhe bashkërendimin e politikave dhe aktiviteteve sportive në gjithë sektorin e sportit. (Hotel “Amazona”, rruga Prishtinë-Mitrovicë)
10:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mban konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Planifikimi (Jo) adekuat i Qeverisë”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me përmbushjen e Programit Legjislativ për vitin 2022. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:30 – 14:00
Lëvizja Vetëvendosje përkujton 16-vjetorin e demonstratës së 10 shkurtit 2007, që ishte organizuar kundër Planit të Ahtisaarit (në bazë të të cilit u shpall Pavarësia):
10:30 – Homazhe te varri i Mon Balajt në Podujevë
12:00 – Homazhe te varri i Arben Xheladinit në Prishtinë.
12:40 – Homazhe te pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj, në bulevardin “Nënë Tereza”.
14:00 Shfaqja e dokumentarit të 10 shkurtit (Ish-salla e ASK-së)
12:00
Në UBT promovohet libri “Mediet, etika, raportimet për situatat e ndjeshme, hetimet dhe nocionet juridike në gazetari” i autorit Musa Sabedini. Merr pjesë dhe rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi. (Qendra e UBT-së, Kalabri)

Back to top button