Nga LDK-ja në AAK

Nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjakovë ka aderuar në AAK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot priti në selinë qendrore Gani Binaku, Nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjakovë si dhe kryesinë e nëndegës së LDK-së në Bec.

“Z. Binaku dhe kolegët e tij iu bashkuan Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Sipas këtij njoftimi, Haradinaj ka shprehur kënaqësin për këtë vendim të Binakut dhe kolegëve të tij duke e konsideruar këtë bashkim si nderim për punën dhe mundin e të gjithë njerëzve të Dushkajës dhe Gjakovës si dhe rritje të mundësisë për ndërtimin e një vendi të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në takim prezent ishin edhe Nënkryetari i Parë i Aleancës, dhe njëkohësisht Kryetari i Deges në Gjakovë, Ardian Gjini, si dhe deputeti Lahi Brahimaj./21Media

Back to top button