Trump gati të vizitojë Egjiptin
Vizita e Trump-it në Egjipt “duhet” bërë sa më shpejt
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi qëllimet e tij për të vizituar shumë shpejt Egjiptin, me rastin e një takimi me homologun e tij egjiptina Abdel Fattah al Sissi në Riad.
“Egjipti është një vend stabël dhe i sigurt dhe bashkëpunimi me SHBA-në po shkon shumë mirë”, deklaroi presidenti egjiptian.
“Ju jeni një personalitet unik, i aftë të bëni të pamundurën”, shtoi ai duke iu drejtuar Trump-it.
Trump nga ana e tij u shpreh se vizitën për në Egjipt do ta vendos në agendë si një nga gjërat që duhen bërë sa më shpejtë, në ditën e dytë dhe të fundit të vizitës së tij në Arabi Saudite.