“Nga nesër fillojnë takimet për zbatimin e ligjit”

Qela ka thënë se gjatë këtij vitit do të filloj zbatimi i ligjit për sinjalin digjital

Komisioni për Zhvillim Ekonomik nga nesër do të filloj takimet me përfaqësuesit relevant që kanë të bëjnë me zbatueshmërinë e ligjit për digjitalizimin e transmetuesve radiodifuziv tokësor. Edhe pse ligji për digjitalizimin e medieve ka kohë që është miratuar nga Kuvendi ende nuk ka filluar zbatimi i tij. Përfaqësuesit e Asociacionit të Mediave të Pavaruara Elektronike të Kosovës thonë se fajin e ka Komisioni i Pavarur për Media i cili nuk e ka kryer punën e vet si duhet.

Ndërkaq, përfaqësuesit e komisionit për Zhvillim Ekonomik thonë se mediet kryesore në Kosovë ka kohë që i kanë plotësuar kushtet për transmetim digjital, por, po mbesin peng i ligjit./21Media

Back to top button