Nga nesër fillon periudha e votimit me postë

 
Nga nesër fillon periudha e votimit me postë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Gjithë votuesit jashtë vendit do të kenë mundësinë që deri më 15 tetor të votojnë përmes postës.

Kjo u bë e ditur sot në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se fushata zgjedhore do të fillojë me 16 shtator dhe se nuk do të ketë shkurtim apo edhe shtyrje të fushatës.
Në këtë mbledhje KQZ-ja ka miratuar numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për zgjedhjet lokale.
Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 17 tetor. /21Media 
Back to top button