Nga nesër mësimit i kthehen nxënësit e klasave 7, 8, 9, 11 dhe 12

 

 

 

 

Nga nesër nis faza e dytë e procesit mësimor në shkollat e vendit tonë.

Bankave shkollore nga nesër do t’iu rikthehen edhe nxënësit e klasave 7, 8, 9, 11 dhe 12.

Ministria e Arsimit ka kërkuar nga nxënësit të respektojnë rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19.

Nxënës të dashur, ju lutem që të jeni të vëmendshëm dhe të respektoni rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19. Ju lutem, po ashtu, prindërve që të flasin më shpesh me fëmijët e tyre, në mënyrë që kjo situatë e re për gjithë botën, të jetë më e lehtë dhe të kalojmë sa më shpejt në normalitet. Ministria e Arsimit dhe të gjitha institucionet tjera relevante do të jenë në çdo kohë afër juve. Të gjithë bashkë, mund t’ia dalim që të mbajmë shkollat hapur për Ju, për Kosovën!“, thuhet në njoftimin e MASH-it.

Back to top button