Nga nesër reshjet me intensitet më të dobësuar

 

Situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë javës së ardhshme. Sipas parashikimeve, në fushat barike do të ketë luhatje me tendencë të rritjes, derisa në fushat termike pritet rënie në të dy vlerat ekstreme.

Reshjet e shiut dhe të borës, të cilat tani po bien, do të vazhdojnë edhe gjatë natës të së dielës, por nga dita e hënë reshjet do të jenë me intensitet më të dobësuar.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës informoi se sasitë e reshjeve për momentin më intensive janë në Dukagjin, kurse në juglindje dhe në lindje të vendit sasitë e reshjeve janë dy fish më pak.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Back to top button