Nga një muaj burg për pesë personat e dyshuar për terrorizëm

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special  iu ka caktuar masën e paraburgimit nga një muaj veç e veç pesë personave të dyshuar për terrorizëm
A.GJ., E.S., N.S., M.B., SH.K., të cilët janë arrestuar të dielën nën dyshimin e veprave penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në çështjen penale kundër të pandehurve A.GJ., E.S., N.S., M.B., SH.K., për shkak të veprave penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 138 paragrafi 1 lidhur me veprën penale Kryerja e veprës terroriste nga neni 129 paragrafi 1 ldhur me nenin 31 të KPRK-së, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 2 të KPRK-së, Importimi, eksportimi, furnizimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 364 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykates Themelore të Prishtinës
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./21Media 

Back to top button