Pak centimetra larg vdekjes, duke fjetur i bie meteori në jastëk

Një grua kanadeze shpëtoi për pak nga një meteorit i cili u përplas me çatinë e saj dhe u ra në jastëk ndërsa ajo flinte.
Ruth Hamilton nga British Columbia u zgjua nga tingujt e një përplasje dhe pluhuri në fytyrën e saj natën e 4 tetorit, transmeton rtv21.tv.
“Unë thjesht u ngrita dhe ndez dritën, nuk mund ta kuptoja se çfarë dreqin kishte ndodhur”, tha Hamilton.
Hamilton, e cila ishte nuk u lëndua, pa një gur në jastëkun e saj, aty ku zakonisht qëndron koka e saj.
Ajo telefonoi emërgjencën dhe një oficer bënë thirrje për të konfirmuar se nuk ishin mbeturina nga ndërtimet aty pranë.
Meteoritet që kanë origjinën nga asteroidët, shkëmbinjtë që rrotullohen rreth diellit, janë të gjithë rreth 4.5 miliardë vjet të vjetër, sipas Qendrës për Studime Meteorite të Universitetit Shtetëror të Arizonës./21Media
 

Back to top button