Nga sot, biletat ditore dhe mujoret do të pranohen edhe nga Trafiku Urban,edhe nga operatorët privatë

Të gjithë operatorët e transportit publik dhe privat në Komunën e Prishtinës, nga sot do të paguhen me kilometër.
Lajmin e ka bërë të ditur asamblisti në Kuvendin e Prishtinës, Leotrim Retkoceri përmes një postimi në Facebook.
“Nga sot, të gjitha kategoritë e liruara nga pagesa e biletës në “Trafiku Urban”, do të lirohen edhe në kompanitë tjera private në Prishtinë. Faleminderit ekipit të PDK-së, prishtinanabashkon shoqatës së kompanive private dhe të gjithë atyre që punuan e na besuan. Insisitimi gjithmonë shpaguhet!”, ka njoftuar Retkoceri.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?