Nga sot në Gjermani hyn në fuqi ligji i ri i migracionit

Ambasadori gjerman në Kosovë shpjegon çka nënkupton ky ligj

Prej sot ka hyrë në fuqi Ligji i Migracionit në Gjermani. Për këtë, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka sqaruar se çka nënkupton ky ligj.

“Nuk bëhet fjalë për kuota të reja për leje pune për punonjës nga Ballkani Perëndimor, por për një rregull që vlen në mbarë botën”, ka thënë ambasadori gjerman.

Tutje, ai ka sqaruar se është një rregull për fuqi punëtore të kualifikuar, e cila mund të organizojë migrimin në Gjermani në bazë të kësaj rregulle të re ligjore.

“Por, fuqi e kualifikuar punëtore do të thotë të kesh kualifikim profesional në cilin do sektor, i cili duhet të njihet në Gjermani para se të mund të parashtrohet një kërkesë për vizë. Kjo është tepër me rëndësi”, ka thënë Heldt./21Media

 

Back to top button