Aksion simbolik kundër diskriminimit të vajzave dhe grave

Shënohet dita e “Diskriminimit Zero”

Qendra për këshillim, shërbime sociale dhe hulumtime, përmes një aksioni simbolik ka shënuar ditën e “Diskriminimit Zero”, ku u tha se kjo ditë shërben si fushatë që rikujton dinjitetin dhe vlerën e barabarta të çdo qenie njerëzore.

Përmes këtij aksioni, kjo qendër e përberë nga një numër i të rinjve synon të vetëdijësojnë qytetarët për format dhe shembujt e ndryshëm të diskriminimit që prekin jetën e anëtarëve jo shumicë dhe komuniteteve tjera.

Liridona Berisha nga qendra për këshillim, shërbime sociale dhe hulumtime, tha se dita e diskriminimit zero është ditë që shënohet çdo vit me 1 mars dhe i dedikohet komuniteteve të ndryshe.

Berisha theksoi se këtë vit kjo ditë i dedikohet vajzave dhe grave me qëllim të ndalimit të diskriminimit.

Ky aktivitet realizohet nga SIT si anëtar i K10, me mbështetje të UNFPA Kosovo.

Back to top button