Kaloni te përmbajtja kryesore

Nga sot qytetarët mbi 40 vjeç mund të aplikojnë për vaksinë

 
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot për marrje të vaksinës kundër COVID 19, përmes platformës e-Kosova termine mund të caktojë edhe kategoria e qytetarëve të moshës mbi 40 vjeç.
Në të njëjtën kohë termine mund të caktojnë edhe kategoritë të cilat më herët janë përfshirë në procesin e vaksinimit kundër COVID-19.
Këto kategori janë:
– Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe (me dëshmi mjekësore);
– Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit;
–  Qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).
–    Zyrtarët publikë;
–  Zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit;
– Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror;
–  Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”;
–  Zyrtarët doganorë;
–  Gazetarët;
–  Gastronomia-dëshmi kontrata e punës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button