Nga të plagosurit e KFOR-it në veri, tre në gjendje të rëndë

Nga përleshjet në Zveçan me protestuesit, 11 ushtarë italinë të KFOR-it kanë mbetur të lënduar.
Këtë e ka konfirmuar Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.
Tajani, ka thënë se tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.
“Dua të shpreh solidaritetin tim me ushtarët e misionit të KFOR-it të cilët u plagosën në Kosovë gjatë përleshjeve ndërmjet demonstruesve serbë dhe policisë kosovare. Mes tyre 11 italianë, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ushtria italiane vazhdon të angazhohet për paqen”, shkroi Tajani./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?