Nga zjarri humb jetën një fëmijë

 

Një fëmijë e ka humbur jetën në zjarrin e madh që ndodhi sot në Gostivar, në një banesë në rrugë “Kej Vardar”.

Edhe një 35 vjeçare e ka pësuar me probleme të rënda shëndetësore dhe është dërguar në Spitalin e Gostivarit.

Sipas informatave të para, zjarri në banesën që gjendet ne katin e tretë ka shpërthuer rreth orës tetë të mëngjesit, për shkaqe ende të pa konfirmuara deri më tani dhe është përhapur shpejtë.

Me intervenim të zjarrfikësve të qytetit, zjarri është shuar. Organet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të bërë ekspetizë./21Media

Back to top button