“Shpërblimi” i doli me pagesë
Synim e kishte fitimin e një shpërblimi, por shtetasit kosovar nga Prizreni i doli mashtrim. Ky i fundit kishte pranuar një email përmes telefonit nga një shtetas i huaj, ku ceket se kishte fituar një shpërblim, por që fillimisht duhet të paguaj për ta marrë atë.
Kështu ai i dha një sasi parash, por shpërblim nuk e mori dhe i njëjti vendosi t’i drejtohet organeve të rendit.
Sipas Policisë së Kosovës me urdhër të prokurorit rasti që ka ndodhur dje është cilësuar si “mashtrim” dhe është duke u hetuar, shkruan rtv21.tv.
Ky nuk është rasti i vetëm, një rast i mashtrimit është raportuar edhe ditëve të fundit me pretekstin se një brend i njohur ofron dhuratë telefona dhe gjthçka çka duhej bërë ishte përgjigja në disa pyetje./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?