Ngacmohet seksualisht një grua derisa ishte duke shkuar në shtëpi

Një grua ka raportuar në polici se të shtunën në Prizren u ngacmua seksualisht nga një person i panjohur, derisa ishte duke shkuar në shtëpi.
Në raportin ditor të policisë thuhet se i dyshuari është ende i panjohur, dhe në vendin e ngjarjes kishte kamera të sigurisë dhe rasti është duke u hetuar.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke shkuar në shtëpinë e saj, është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar ende i panjohur. Në vendin e ngjarjes kishte kamera të sigurisë dhe rasti është duke u hetuar”, ka thënë Policia.
Sipas raportit 24-orësh, viktima nuk ka lëndime vetëm ishte e shqetësuar./21Media

Back to top button