Vdiq në QKUK 35-vjeçarja që mori lëndime nga zjarri në lagjen Kalabria

Një grua 35-vjeçare ka vdekur në QKUK, ku u trajtua për rreth 8 ditë. Viktima kishte marrë plagë të rënda si pasojë e një zjarri në një shtëpi në lagjen “Kalabria” të Prishtinës. Zjarri e kishte kapluar shtëpinë me datën 13 janar, ndërsa 35-vjeçarja vdiq më 21 janar.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma, ndërsa rasti në polici është hapur si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Me 21.01.2023 lidhur me rastin është raportuar se e dyshuara femër kosovare cila ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ishte duke u trajtuar në QKUK, sot ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, njofton policia përmes raportit 24-orësh./21Media

Back to top button