Ngjarja “Vrapimi i Demave” tërhoqi pjesëmarrës të shumtë

Ngjarja vjetore “Vrapimi i Demave” në Pamplona të Spanjës, edhe kësaj radhe tërhoqi pjesëmarrës të shumtë, dhe po ashtu edhe vëmendje ndërkombëtare.
Kjo ngjarje njihet edhe me emrin San Fermin.
Çdo ditë u panë dema duke ndjekur persona të cilët vendosën që edhe sivjet të ndjejnë adrenalinën e vrapimit, ikjes nga ta.
San Fermin është spektakël i vërtetë ndërkombëtar, ndërkaq për ata që veshin pantallona e fanellë të bardhë dhe hyjnë në radhë të vrapuesve, ai është Super Boull.
Këtë vit sipas raporteve nuk janë shënuar incidente të shumta.
Megjithatë siç është raportuar, në ditën e katërt të këtij festivali u lënduan 11 persona. Nuk është njoftuar për lëndime serioze.
Sipas informatave, “Vrapimi i Demave” në Spanjë si ngjarje filloi të organizohet në fillim të shekullit 14-të.
Mbajtësit e gjedheve në atë kohë i transportonin ato për shitje në qendra të qyteteve, kështu që e kishin të vështirë ti dërgonin atje, andaj ata filluan të nxisin vrapimin e tyre deri në destinacion. Kështu, kjo kaloi në traditë e cila qëndron edhe sot.
“Vrapimi i Demave” në vitet 2020 e 2021 u anulua për shkak të pandemisë së COVID-19, ndërkaq sërish filloi të organizohet në vitin 2022./21Media
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA