​Ngjarjet e datës 1 gusht

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të KOSTT-it mban protestë. (Para ndërtesës së KOSTT-it, ora 10:00)

Friedrich Ebert Stiftung (FES), Zyra në Prishtinë dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), organizojnë një takimin diskutues “Kuvendi në pauzë, demokracia në sprovë: A është kompromisi dhe konsensusi zgjidhja?” Marrin pjesë Vlora Çitaku nga PDK, Hykmete Bajrami LDK, Lahi Brahimaj AAK, Arbëreshë Krasniqi NISMA. (Hotel “Prishtina”, ora 10:00-12:00)

Mbahet konferencë për media ku do të shpalosen detaje rreth Gala Night “Rame Lahaj & Friends”. Marrin pjesë themeluesi i Fondacionit dhe Festivalit Ndërkombëtar të Operës, tenori Rame Lahaj, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, sopranoja gjeorgjiane Nino Machaidze, basi italian Dario Russo, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana. (Hotel “Courtyard” Prishtinë, ora 12:00)

Back to top button