Ngjarjet e datës 10 qershor
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi merr pjesë në prezantimin dhe diskutimin e programit për parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative, organizuar nga Zyra për Planifikim Strategjik. (Hotel “Garden”, Prishtinë, ora 08:30).
Mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare “Kritika dhe studimet letrare shqipe në shekullin XXI”. (AShAK, ora 9:00).
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) monitoron zgjedhjet studentore në UP. (Objekti i Administratës Qendrore, UP, ora 9:30).
Mbahet konferenca Ndërkombëtare KICER 2022, e cila organizohet nga Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Amfiteatri i ri i Bibliotekës Universitare, ora 10:00).
Zhvillohet aktiviteti “Gjithëpërfshirja përmes sportit, artit dhe muzikës” në kuadër të Javës së Gjithëpërfshirjes të organizuar nga Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nëna Tereze”. (Restaurant Aqua Park, Mitrovicë, ora 10:00).
Komuna e Prizrenit, së bashku me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit si dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, shënojnë 144-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 10:30).
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45).
Komuna e Vushtrrisë organizon manifestimin ”Ditët e Hasan Prishtinës”, në kuadër të së cilës mbahet edhe konferenca shkencore ”110-vjetori i kryengritjes së përgjithshme dhe shtetit të pavarur shqiptar – roli i Hasan Prishtinës”. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina, Vushtrri, ora 10:00).
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, pret në takim ministren e Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, kurse në orën 12:00 do të ketë konferencë për media. (Ministria e Shëndetësisë, Prishtinë, ora 11:00).
Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu e shoqëruar nga ministri Rifat Latifi, do të vizitojnë Spitalin e fëmijëve “Sheikha Fatime”. (QKUK, Prishtinë, 12:30).
Mbahet tryeza “Aplikimi klinik i biomarkerave për diagnostikim dhe monitorim të sëmundjeve”. (Hotel Sirius, ora 13:30).
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 voton listën dëshmitarëve që do të ftohen për intervistim. (N204, Kuvendi i Kosovës, ora 14:00).