Aeroplani ushtarak rrëzohet në një zonë banimi, një i vdekur

Një aeroplan ushtarak kinez u rrëzua të enjten në një zonë banimi në Kinën qendrore, ku të paktën vdiq një person dhe u lënduan dy të tjerë, sipas transmetuesit kombëtar shtetëror të Kinës, CCTV.
Aeroplani, një avion J-7 i Forcave Ajrore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, ishte në një mision stërvitor në provincën Hubei kur u rrëzua, duke dëmtuar disa shtëpi, tha CCTV.
Piloti, i cili pësoi lëndime të lehta, u hodh me sukses nga avioni me parashutë në tokë përpara se të rrëzohej, raportoi agjencia shtetërore e mediave Xinhua. Si piloti ashtu edhe civilët e lënduar u dërguan në spital.
Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë disa shtëpi në flakë, që besohet se u shkaktuan nga përplasja, e cila ndodhi pranë aeroportit Laohekou në Xiangyang, provincën Hubei, shkruan CNN./21Media

Back to top button