Ngjarjet e datës 10 shtator
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon ceremoninë e nënshkrimit të Deklaratës së Mirësjelljes së partive politike, shoqërisë civile dhe medieve në rrjete sociale, duke filluar nga zgjedhjet lokale 2021. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 10:00.
Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Osman Hajdari, prezanton raportin e punës 4-vjeçar të kësaj drejtorie. (Kuvendi Komunal, Prizren) 10:00.
Bëhet varrimi i zyrtarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Astrit Ademaj. (Varrezat e Katundit të Ri, Pejë) 14:00.
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Kolegjin AAB. (Zyrat e KOK-ut) 15:00.
Mbahet edicioni i XI-të i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë – polip. (Platforma “Zoom”) 16:00.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?