Ngjarjet e datës 11 gusht

Ngjarjet e paralajmëruara per ditën e sotme në vendin tonë

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Ora 10:00)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të vizitojë Komunën e Malishevës ku do të takohet me kryetarin Ragip Begaj. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, për vitin 2019. (Salla e seancave plenare , ora 10:00)

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (TRUST), për të diskutuar rreth rimëkëmbjes ekonomike. (Ndërtesa e TRUST-it, Prishtinë, ora 11.00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Salla N302, ora 13:00)

Komisioni për Legjislacion diskuton lidhur me projektligjet e Ministrisë së Drejtësisë dhe gjendjen në institucionet korrektuese në Kosovë për shkak të COVID-19. I ftuar ministri i Drejtësisë Selim Selimi. (Kuvendi i Kosovës, salla e seancave plenare, ora 13:00)

Mbahet takimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga Qeveria e Kosovës. Do të ketë dëshmi të dëshmitarëve- Naim Bardiqi- ish-sekretar i Ministrisë së Shëndetësisë. (Kuvendi I Kosovës, salla N-10, ora 14:30)

Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë takim me shkrimtarin dhe kryetarin e ASHAK, Mehmet Kraja. (Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart” rr. Sadik Bekteshi, nr. 16, objekti i bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, lagjja “Dardania”, ora 18.00-19.30)

Back to top button