Greqi, arrestohet 22-vjeçari shqiptar, kapet me 205 kg kanabis

 

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar për posedimin e një sasie të konsiderueshme kanabisi në Greqi.

Ai do ta trafikonte sasinë e lëndës narkotike në tregun e brendshëm ilegal të drogës.

Pas shumë ditësh hetimesh policia dhe anti droga greke gjeti dhe konfiskoi një sasi prej 205 kg kanabis i papërpunuar.

22-vjeçari me origjinë shqiptare kishte rregulluar një shtëpi e pushimesh duke e përdorur atë si një depo për drogën.

Nga kontrolli i shtëpisë u zbulua  një makinë paketimi me vakum, një peshore elektronike portative nga 10 gram në 50 kg, një pajisje GPS, një numër kartash SIM të parapaguara  dhe pajisje të telefonisë celulare.

Shqiptari i arrestuar është sjellë para Prokurorit të Shkallës së Parë në Athinë./oranews

Back to top button