Kaloni te përmbajtja kryesore

Ngjarjet e datës 11 korrik

Punëtorët e sigurimit fizik në QKUK mbështetur nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës mbajnë grevë. (Para Administratës së QKUK-së, ora 10:00)

Grupi Parlamentar i LV-së mban konferencë për media. (Holli pran sallës, Kuvendi i Kosovës, ora 10:30)

Vazhdimi i 45-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. (Salla plenare e Kuvendit, ora 11:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban ditën e dytë të takimit të 349-të. (KGJK, ora 13:00)

Mbahet edicioni i “Prizren Rock and Blues Music Festival”. (Oborri i Shtëpisë së Bardhë në Prizren, ora 18:00)

Me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë organizohet ngjarje përkujtimore. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 20:30)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button