Kaloni te përmbajtja kryesore

\it: Një person dërgohet në QKUK – “Është në gjendje të rëndë”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në lagjen e Spitalit, ku sipas Policisë së Kosovës një person është hedhur nga një lartësi e një ndërtese.

Ndërsa, ky person është dërguar në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar drejtori i QKUK-së, Naser Syla, i cili tha se pacientit po i kryhen ekzaminimet e nevojshme.

“Një person është pranuar, është në gjendje të rëndë, jo stabil. Po i kryhen ekzaminimet e shtesë. Sipas të gjitha gjasave pacienti shkon në trajtim intensiv”, thekso ai.

Sipas Policisë së Kosovës, bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, i dyshuari i cili po kërkohej me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar, për veprën penale vrasje e rëndë, në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit policer ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 20:30, në lagjen e Spitalit në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një ndërtese. Bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, i dyshuari i cili po kërkohej me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar, për veprën penale vrasje e rëndë, në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit policor, ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore”, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, të njëjtit menjëherë i është ofruar tretmani mjekësor, për tu transferuar më pas në QKUK.

“Aktualisht policia, në bashkëpunim me akterët e tjerë përkatës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha policia.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button