Ngjarjet e dates 11 tetor

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban konferencë për media. (Para zyrës së Degës, te Qafa) , 08:00.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka bën pranimin e automjetit për vaksinim nga Ministria e Shëndetësisë, i cili do të dorëzohet nga zv/ministri Arsim Berisha. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare), 09:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjim publik për Projektligjin për Gjykatën Komerciale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506), 10:00.
Mbahet takimi i 204-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Platforma Zoom), 10:00.
Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e rregullt. (Ndërtesa e Kuvendit, salla e seancave plenare), 11:00.
KFOR-i Italian në Kosovë në bashkëpunim me komunën e Prizrenit organizon Koncert Ceremonial me rastin e përmbylljes së mandatit njëvjeçar. (Kino Lumbardhi, Prizren), 13:30
Një grup qytetarësh protestojnë para Ambasadës së Gjermanisë për shkak të vështirësive për caktimin e një termini për viza pune në Gjermani. (Para Ambasadës së Gjermanisë, Prishtinë), 14:00
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mban tubim elektoral në Suharekë. Merr pjesë kryetari Ramush Haradinaj. (Hotel “Solid”, Suharekë), 15:00.
Partia Demokratike, dega në Skënderaj mban tubimin madhështor. Merr pjesë edhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi. (Shtëpia e Kulturës), 17:00.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mban tubim elektoral në Rahovec. Merr pjesë kryetari Ramush Haradinaj. (Kullë, Gradish) ,17:00.

Kombëtarja e Kosovës mban konferencë për medie. (Stadiumi “Fadil Vokrri”), 16:00 – 18:00.
Agjenda e plotë:
Ora 16:00 – Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës (Stadiumi “Fadil Vokrri”);
Ora 16:30 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës (Stadiumi “Fadil Vokrri”);
Ora 17:30 – Konferenca për media e Kombëtares së Gjeorgjisë (Stadiumi “Fadil Vokrri”);
Ora 18:00 – Stërvitja e Kombëtares së Gjeorgjisë (Stadiumi “Fadil Vokrri”).
Back to top button