Ngjarjet e datës 12 maj

08:15
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, dhe Këshilli Qendror Grevist, vizitojnë shkollën “Asim Vokshi” për të parë rrjedhën e grevës një-orëshe në institucione arsimore të Prishtinës. (Shkolla “Asim Vokshi”, Kodra e Trimave) .
08:30
Punëtorët e KEDS/KESCO vazhdojnë grevën me kërkesë ngritjen e pagave për 100 euro. (Para ndërtesës së KEDS/KESCO, Prishtinë).
09:00
Në përkujtim të ish-boksierit Xhevdet Peci, bëhen homazhe për të nderuar figurën e tij. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë).
09:30
Programi “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” organizon një takim për të diskutuar rreth aktiviteteve që forcojnë shkathtësitë e buta te nxënësit e shkollave të mesme. (Hotel “Emerald”, Prishtinë).
10:00
Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) organizon konferencën me temën “Personat LGBTI dhe politika”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).
10:00
Me rastin e 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë organizon tryezën me moton “Infermierët një zë për të udhëhequr – Investoni në infermierinë dhe respektoni të drejtat për sigurimin e shëndetit global”. (Hotel “International Prishtina”, Veternik).
11:00
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, mban konferencë për medie me rastin e fillimit të publikimit të raporteve të auditimit për sezonin auditues 2021/22. (ZKA, Rr. “Ahmet Krasniqi”, Prishtinë).
11:00
Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, dhe Ambasadorët e Rinj Evropianë (YEA), bisedojnë me të rinjtë ferizajas, rreth mundësive për të rinjtë, Agjendën e Gjelbër Evropiane, transformimin digjital etj. (Teatri “Adriana”, Ferizaj).
12:30
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF) lanson Programin për Angazhim Qytetar. (Kinema “Lumbardhi” Prizren).
13:00
Major Ivan Nastenko, udhëheqës i forcave të Ukrainës në kuadër të KFOR-it, mban një ligjëratë me intelektualë, mësimdhënës dhe studentë. (Salla e Senatit, Universiteti “Fehmi Agani”, Gjakovë).
16:30
Mbahet ceremonia e varrimit e ish-boksierit Xhevdet Peci. (Fshati Zhazhë, Mitrovicë).
19:30
Mbahet mbledhje përkujtimore për ish-boksierin Xhevdet Peci. (Qendra e Kulturës, Mitrovicë).

Back to top button