Ngjarjet e datës 13 dhjetor

09:30
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim për Ligjin për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)
10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Planin e Performancës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N225)
10:00
Lansohet fushata “Bodyright” në Kosovë. Qëllimi i kësaj fushate është ngritja e vetëdijes për dhunën në bazë gjinore përmes teknologjisë dhe pasojat e saj. (Hotel “Swis Diamond”, Prishtinë)
10:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e voton Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)
11:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit të performancës “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”. Të ftuar janë ministrat Artane Rizvanolli e Liburn Aliu; kryesuesi i Bordit të ZRrE-së etj. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)
12:00
Federata e Notit e Kosovës (FNK) organizon konferencë të jashtëzakonshme për medie, me qëllim të informimit lidhur me përfaqësimin ilegal të Kosovës në Melburn të Australisë nga një notar. (Zyrat e FNK-së, Shtëpia e Sportit, Prishtinë)
13:00
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

Back to top button